Po bashkëjetonte me 13-vjeçaren, arestohet gjakovari

  • E.K /
  • 07 August 2021 - 12:30
Po bashkëjetonte me 13-vjeçaren, arestohet gjakovari

Një person është arrestuar në Gjakovë për bashkëjetesë me personin nën 16-vjeç.

Madje, viktima e këtij rasti me të cilën gjakovari po bashkëjetonte ka vetëm 13-vjeç.

Policia thotë se ai ka përfunduar në pranga pasi që kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër të moshës 13-vjeçare.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)