Kryeministri duhet të liron Qeverinë e tij nga hipoteka negative e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit!

Kryeministri duhet të liron Qeverinë e tij nga hipoteka negative e Liburn Aliut dhe Hysen Durmishit!

Gani Qarri

  • 07 August 2021 - 09:02

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Pas rastit të habitshëm e tragjikomik, që ndodhi para pak ditësh me taksën prej 5 eurove, të cilën qeveritë e inkriminuara, ia lanë qëllimisht si patate të nxehtë në dorë, Qeverisë Kurti, u pa ashiqare se si ministrat e saj naiv, pa menduar dy herë e hëngrën "jeshil" këtë karrem, të ofruar "gratis" nga ish qeveritarët e sprovuar për dekada në inkriminime. Kështu që, ministri përkatës dhe zëvendësi i tij, shihet qartë se nuk janë kuadro të cilët mund të përmirësohen, vetëm me një qortim, por kërkohet ndërhyrje e shpejt dhe veprim i institucional, për zëvendësimin e ministrave e zëvendësministrave të tillë, në mënyrë që në Qeverinë e re, të mos përsëriten aktet e njëjta e të ngjashme edhe në të ardhmen.

Kryeministri Kurti, vërtetë është duke u vonuar për të ndërmarr masat e nevojshme, për zëvendësimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu dhe zëvendësit të tij Hysen Durmishi, tërësisht naiv që të dy, siç e dëshmuan vet edhe me rrëshqitjen qesharake të tyre në kurthin e kurdisur me taksën 5 euro nga dy ish qeveritë e kaluara, për regjistrim dhe kontrollimin teknik të automjeteve. Madje në vazhdim të hulumtimit të kësaj afere të çuditshme, del se ky projekt vendim, aspak popullor, e i dëmshëm për qytetarët dhe imazhin e Qeverisë së re, ishte parapërgatitur, me prapavijë, qysh në mandatin e qeverisjes së koalicionit të famshëm PDK-AAK, nga ish ministri grotesk Pal Lekaj, por që ata vet, duke ditur reagimin e qytetarëve, asnjëherë nuk kishin guxim as kurajë që ta zbatojnë në praktikë.

Ndaj, e lan qëllimisht aktiv edhe në mandatin e bashkëqeverisjes LDK-AAK-NISMA pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, që ti shantazhojnë ministrat naiv e të pavetëdijshëm të Qeverisë aktuale, ashtu siç edhe ndodhi me Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin, dy nga kuadrot më të dobët që aktualisht ka Qeveria Kurti. Për aq më tepër, siç edhe doli në pah këto ditë, krejt ky projekt zhvatës për qytetarët e Kosovës ishte bërë pazar nga Thaçi dhe Haradinaj qysh me votën e deputetit të famshëm të NISMA-s, Haxhi Shala, kur edhe e formuan në mënyrë të kundërligjshme Qeverinë e butakut Hoti. Krejt kjo u bë për shkak të favorizimit të Haxhi Shalës dhe lidhjeve të interesit që ky kishte pasur me kompaninë e përzgjedhur për prodhim dhe distribuim të tiketave ngjitëse me vlerë 5 euro, që në fakt, ishte vetëm një zëvendësim i monopolit të kompanisë së Devollëve në homologim. Me këtë lëshim dhe aferë fëmijërore e trashanike të Liburn Aliut e Hysni Durmishit, në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, padyshim se do të dëmtohet besimi dhe reputacioni që gëzon aktualisht LVV-me qeverinë Kurti, nëse nuk ndërmerren urgjentisht masa të menjëhershme për zëvendësimin e të dy këtyre emrave naiv, Liburn Aliun dhe Hysen Durmishin.

Madje, ky i fundit, kishte marr edhe përgjegjësinë e ministrit, i cili para disa ditësh, kokë më vete kishte nënshkruar marrëveshjen me kompaninë “Auto Control Kosova” për tiketa ngjitëse të automjeteve, për tu tërhequr nga kjo marrëveshje, pas dëmit që i shkaktoi Qeverisë dhe presionit të ashpër politik si reagim i pakënaqësisë qytetare dhe shoqërisë civile. Pra loja perverse me tiketat ngjitëse për automjetet, në vlerën prej 5 euro, vërtetë ishte një skenar korruptiv i llojit, për përfitimin e një grupi të caktuar të interesit, për çka flasin edhe të dhënat që dalin lidhur me kompaninë, “Auto Control Kosova”, me të cilën ishte nënshkruar kontratë-marrëveshja. Nga ajo sa shihet në dokumente kompania në fjalë, rezulton të jetë, pothuajse gati tërësisht fiktive dhe siç bazuar në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, çuditërisht “Auto Control Kosova” famoze, figuron, se ka kapital, vetëm 1 mijë euro!?.

Dhe sikur mos të mjaftonte as kjo, e njëjta "kompani" sipas ARBK-së ka vetëm tre punëtorë, por të len pa mend numri i aksionarëve në te, i cili shkon në hiq më pak, se rrafsh shtatë veta!!! Ndërsa për tu bërë aventura e lartcekur edhe më tragjikomike, kjo kompania, për aktivitet të vetin primar, ka deklaruar tregtinë me shumicë të pjesëve dhe aksesorëve të automjeteve, kurse është hapur, për herë të parë në vitin 2018. Pra vet të dhënat e zbuluara dhe dallaveret e shfaqura publikisht, lidhur me të, flasin jo vetëm mjaftueshëm por edhe në mënyrë katrore, se ky skenar ishte parapërgatitur mirë, dhe doli të jetë test mjaft i efektshëm për ta provokuar Qeverinë Kurti, ministrat e të cilës e hëngrën shumë lehtë këtë karrem.

Madje jo vetëm u keqpërdor, por edhe u kthye në revansh të sulmit, nga opozita e kriminalizuar, kundër Qeverisë aktuale, pikërisht nga ish të korruptuarit dhe të inkriminuarit me damkë, për plot dy dekada të qeverisjes dhe bashkëjetesës me korrupsion dhe krimin e organizuar. Kështu që për Qeverinë Kurti, është mese i domosdoshëm edhe një kontroll i thellë rrënjësor dhe vlerësim gjeneral, i piromanisë së para zgjedhjeve, në mënyrë që të ruhet besimi dhe vota-model e referendumit popullor që LVV dhe partneret e saj morën në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".