Shqiptari përdhunoi 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë!

  • G.G /
  • 07 August 2021 - 17:46
Shqiptari përdhunoi 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara dhe e la shtatzënë!

Fshati i Ngjeqari, i Fierit u trondit sot me arrestimin e një banori të tij, pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20 vjeçare me aftësi të kufizuara.

Fshati është drejt boshatisjes dhe ndaj gjen pak banorë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të abuzimit.

Sipas bluve të Fierit është arrestuar shtetasi Petrit Arapi, 56 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Sipas burimeve familja e 56 vjeçarit jeton në fshatin Ngjeqar dhe banorët e njohin si njeri i mirë.

Ndërsa 20 vjeçarjen, që dyshohet se e ka abuzuar i arrestuari nuk e identifikoi njeri dot as në lagje dhe as nga infermierja e fshatit Evjola Stani, e cila shprehet se ditët e fundit nuk ka patur asnjë person të pazotë aq më pak 20 vjeçare të paraqitet për ekzaminime në këtë qendër shëndetësore pasi ka rezultuar shtatzënë.

Ndërsa bashkëshortja e autorit të dyshuar e mori vesh ngjarjen nga media, pasi i ishte thënë që është arrestuar për drogë.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë tashmë është ngritur dhe një grup hetimor për verifikime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)