Lajm i keq për mbështetësit shqiptarë të Bregoviqit, ai kishte mbajtur koncert kundër bombardimeve të NATO’s

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 18:06
Lajm i keq për mbështetësit shqiptarë të Bregoviqit, ai kishte mbajtur koncert kundër bombardimeve të NATO’s

Bashkia e Korçës ka vendosur që për Festën e Birrës ta ftojë në Shqipëri këngëtarin serb, Goran Bregoviq, duke kërkuar – menjëherë pas kritikave të para – që muzika e tij të mos përzihej me politikë. Duke e përzirë fort muzikën e tij në politikën gjenocidiale të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, këngëtari serb më 199 kishte organizuar një koncert demonstrues kundër bombardimeve të NATO’s mbi Serbinë, e cila po kryente krime makabre në Kosovë.

Koncerti i mbajtur në Selanik të Greqisë më 1999 ekziston ende si dëshmi që Bregoviq, jo vetëm që nuk ishte kundër atyre krimeve, por qe rreshtuar hapur krah atyre që po kryenin krime gjenocidiale në Kosovë, siç kishin bërë paraprakisht në Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë. Ndërsa s’kishte reaguar asnjëherë ndaj krimeve serbe, reagimin ushtarak të NATO’s, Goran Bregoviq e kishte kundërshtuar me muzikën e tij.

Atë kohë, regjimi i Millosheviqit dhe politika e tij e përgjakshme kishte arritur kulmin. Bregoviq qe bashkuar me mijëra grekë e emigrantë serbë që protestonin kundër ndërhyrjes së NATO’s. Koncerti ishte transmetuar edhe në mediat serbe.

Bregoviqit i kishte dalë në pah pozicionimi politik krah interesave serbe në Ballkan. Muzika e tij ka qenë si kolonë zanore e gjithë genocidit serb në luftërat e viteve ’90.

Për shkak të pjesëmarrjes së Bregoviqit në Festën e Birrës në Korçë, këtë ngjarje e kanë bojkotuar këngëtarët nga Kosova. E njëjta është kundërshtuar zëshëm edhe nga disa artistë nga Shqipëria. Madje, ka nga ta që kanë paralajmëruar se do ta parandalojnë edhe fizikisht performancën e Goran Bregoviqit në Korçë.

(Kosova Sot Online)