Rekord shërbimesh gjatë vikendit në spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 10:27
 Rekord shërbimesh gjatë vikendit në spitalin e Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 13 pacientë me COVID-19, ku 6 prej tyre janë në oksigjenoterapi. Sipas një njoftimi nga ky spital, thuhet se gjatë vikendit ka pasur një fluks rekord të pacientëve në marrjen e shërbimeve emergjente.

Gjatë vikendit janë kryer mbi 1 mijë e 700 vizita specialistike në këtë spital.

Ndërsa, janë kryer edhe 82 pranime.

Njoftimi i plotë:

Rekord shërbimesh gjatë vikendit!

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një fluks rekord të pacientëve sidomos në marrjen e shërbimeve emergjente. Sipas shifrave puna gjatë vikendit ishte:

– 1,748 Vizita Specialistike;

– 82 Pranime;

– 196 Pacientë të Hospitalizuar aktualisht;

– 12 Lindje, 4 djem dhe 8 vajza;

– 10 Operacione;

– 95 Hemodijaliza;

– Analiza kanë kryer 594 pacientë, që kanë bërë 5,517 analiza;

– Shërbime Radiologjike:

263 Rëntgena,

146 Ultrazëra,

32 CT-ja, 1 Mamograf.

– Procedura fiziatrike: 28

– 13 pacientë të shtrirë me Covid 19;

– 6 pacientë në Oksigjenoterapi.

(Kosova Sot Online)