Zjarri në Kukës, Kosova i del në ndihmë me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 14:05
 Zjarri në Kukës, Kosova i del në ndihmë me forca të ushtrisë dhe zjarrfikëse

Në Kukës autoritetet vijojnë operacionin nga ajri dhe toka për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë këtë zonë.

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata duket kritike.

Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tek Qafa e Kumbullës.

(Kosova Sot Online)