Publikimi i fundit i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit alarm për fillimin urgjent të spastrimit me procesin VETTING

Publikimi i fundit i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit alarm për fillimin urgjent të spastrimit me procesin VETTING
Publikimi i fundit i përgjimeve të zyrtarëve të lartë të shtetit alarm për fillimin urgjent të spastrimit me procesin VETTING

Drizan Shala

  • 09 August 2021 - 07:41

Shkruan: ANALISTI - Drizan Shala

Në lidhje me publikimet të përgjimeve-regjistrime ku të apostrofuarit në to janë zyrtar të lartë në sistemin e drejtësisë si dhe drejtori i qendrës se inteligjencës financiare , kjo po dëshmon që në sistem të niveleve horizontale, por edhe vertikale duhet të bëhet Vettingu i tërësishëm i të gjithë personave që bartin funksione të rëndësishme shtetërore.

-Pra raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur janë (keq)përdorur përgjime edhe pas mbyllje së çështjes hetimore-penale, siç ishte rasti me MTI-në 1/2 të cilat hetime i patë zhvilluar EULEX sa i përket pretendimeve për përfshirjen e personave në veprat kriminale dhe ku këto përgjime dolën në publik dhe ndaj tyre fillojë një hetim i ri i zhvilluar nga Prokuroria e Shtetit dhe që njihet si rasti “Pronto”.

Por problemi i paraqitur është shumë dimensional dhe po lenë më shumë pyetje të hapura të cilat mundë të renditen si në vijim dhe që duhet të kërkohet përgjegjësi institucionale : 1. Kush i ka autorizuar këto regjistrime-përgjime? Cili institucion i sigurisë apo i drejtësisë ? 2. Nëse janë të autorizuara këto regjistrime-përgjime nga ana e gjykatave , cili ishte efekti i tyre për atë vepër penale që është lëshuar autorizimi ? 3. Nëse janë regjistrime-përgjime të vjetra në interval kohor , pse autoriteti i autorizuar për këto regjistrime-përgjime nuk i ka asgjësuar, nëse është mbyllur rasti për të cilat është lëshuar autorizimi ? Sepse të vetmet institucione që mund të kërkojnë përgjime të telekomunikimit në Kosovë janë : Policia e Kosovës, IPK-ja, ATK, Dogana, AKI por gjithmonë duke respektuar ligjin me të cilin funksionojnë këto institucione vendore ndërsa EULEX ka të rregulluar këtë çështje që e përdorë infrastrukturën ligjore për të pasur qasje në përgjime për nevoja të saj por që nuk kontrollohet apo monitorohet nga institucionet mbikëqyrëse të Kosovës.

Është mirë të rikthehemi prapë te rasti i fundit i dal në publik ku paraqitja e një prokurore dhe një drejtorit në këto regjistrime-përgjime kjo po e dëshmon që raportet nga institucionet ndërkombëtare mbi sektorin e sigurisë dhe drejtësisë paskan pasur bazë të tyre kur janë potencuar që ekziston brishtësia brenda institucional , nepotizëm dhe keqpërdorime të pozitave për interesa të grupeve politike. Pra fusha e telekomunikimit dhe internetit duhet rregullohet ashtu që ligjet të cilat e rregullojnë këtë pjesë të rishikohen nga ekspertet e fushave të sigurisë vendor dhe ndërkombëtar e jo siç ishte deri më tani rasti ku deputet të pa kualifikuar për fushën e telekomunikacionit apo sigurisë kanë dhënë vërejtjet e tyre apo kanë kërkuar ndryshime. Si model duhet të shikohet apo të merret mostër pune Kroacia, Hungaria, Sllovenia se si ata e kanë të rregulluar këtë pjesë shumë sensitive për sigurinë nacionale të vendeve të tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".