Pjesëtarë të FSK’së u nisën drejt Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

  • A.P /
  • 09 August 2021 - 22:10
Pjesëtarë të FSK’së u nisën drejt Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Disa zona në Shqipëri po përballen me zjarre dhe autoritetet atje kanë kërkuar ndihmë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se kontingjenti i FSK’së është nisur sonte drejt zonave të rrezikuara.

“Pas rëndimit të situatës, përveç në zonat jugore tani më edhe në ato veriore, dhe kërkesës së autoriteteve shqiptare për mbështetje, kam marrë siguruar homologun tim , ministrin Peleshi, se vullneti im për zbarkim të kontingjentit të FSK-së në operacion për shuarjen e zjarreve, do të përkrahet fuqishëm nga Qeveria e Republikës më në krye kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani”, shkroi Mehaj në Facebook.

“Kam dhënë direktivën për ngritjen e task-forcës së FSK-së dhe gatishmërinë e tij dhe me dhënien e  autorizimit zyrtar nga ana e Komandantes Supreme të Forcave të Armatosura, Presidentes Osmani, tani kontingjenti i FSK-së është nisur drejtë zonave të prekura  dhe angazhimit të tyre në operacion në kuadër të forcave reaguese të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)