Haziri me apel për qytetarët: Festoni në gazmendet familjare, por me kujdes të shtuar

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 18:10
Haziri me apel për qytetarët: Festoni në gazmendet familjare, por me kujdes të shtuar

Pas 44 rasteve të reja pozitive me COVID-19, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar te qytetarët që të festojnë në gazmende familjare, por me kujdes të shtuar.

Kreu i Gjilanit ka njoftuar 188 raste janë aktive në këtë komunë, ndërkohë që bëri të ditur se deri më sot janë vaksinuar 25 mijë e 426 persona.

Ai, po ashtu, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen gjithsesi, si e vetmja mënyrë e imunizimit kundër COVID-19.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë COVID-19 është si vijon: nga 22, 378 testime, 6,761 kanë rezultuar pozitiv, 6,435 janë shëruar, 148 qytetarë e kanë humbur betejën, 188 raste janë aktive, 7 pacientë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm, 25,426 persona janë vaksinuar, ndërkaq 52 mostra janë në pritje për rezultat.


(Kosova Sot Online)