Pamje nga vendi ku mori flakë autobusi me pasagjerë nga Kosova, flet pronari i kompanisë

  • E.K /
  • 11 August 2021 - 11:46
 Pamje nga vendi ku mori flakë autobusi me pasagjerë nga Kosova, flet pronari i kompanisë

Një autobus që vinte me pushues nga Kosova ka pësuar defekt teknik dhe ka marrë flakë në pjesën e pasme të tij. Lexues kanë dërguar video nga momenti i fikjes së autobusit.

Sipas mediave të Shqipërisë, ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Sarandë, ku autobusi, me drejtues A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë në ecje gjatë kohës që ishte me pushues brenda.

Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa autobusi po kalonte në fshatin Iliaz të Himarës.

Kanë qenë rreth 25 kosovarë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës

Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër.

Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.

Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit./tch

(Kosova Sot Online)