Qeveria para provimit të madh, në luftë frontale me strukturat kriminale të instaluara nga SHIK-u!

Qeveria para provimit të madh, në luftë frontale me strukturat kriminale të instaluara nga SHIK-u!

Hajrullah Tërnava

  • 11 August 2021 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani është rasti më i volitshëm që duhet të vazhdon kjo betejë e filluar me krimin. Tash e tutje Qeveria Kurti, pa vonesë dhe me plot guxim dhe përkushtim, duhet të fillon me realizimin e krejt asaj që është premtuar edhe gjatë fushatës zgjedhore. t’i identifikon të gjitha strukturat e instaluara nga SHIK-u ilegal dhe kriminal nëpër vendet kyçe të kontrollit të shtetit, për ta kërkuar hetimin e së kaluarës dhe veprimit të tyre kriminal, dhe larguar nga pozitat, sepse është pikërisht zhvatja e shtetit nga shteti paralel i SHIK-ut për dy dekada, e sidomos pas shpalljes së pavarësisë, që e ka sistemuar krimin dhe ka mbajtur peng shtetin duke plaçkitur në forma të ndryshme e dhe me ato veprime e ka penguar zhvillimin e vendit.

Çdo luftim ndaj vepër kryesve të krimit është goditje ndaj krimit, dhe tani këto reagime të opozitës që po e kuptojnë se për katër vitet në ardhje kjo qeveri do ta luftoj krimin pamëshirshëm, dhe shumë nga këta opozitar që janë të zhytur në krim, e që janë shumë nga ta që përmes veprave kriminale kanë arritur pasuri të pakufishme, dhe tani edhe në të ardhmen nga çdo goditje ndaj krimit, opozitarët do të trishtohen, prandaj edhe shkarkimi i Dardan Nuhiut, është një goditje e rëndë për krimin e instaluar në kupolën e majat e shtetit të Kosovës nga para politika e inkriminuar e SHIK-ut ilegal, pasi që emërimi i tij në këtë pozitë ishte bërë pikërisht në mandatin e parë të Hashim Thaçit kryeministër i Kosovës, për të vazhduar pastaj sikur me Tapia edhe gjatë mandatit presidencial të Hashim Thaçit.

Në arkivin e lajmeve të zyrës së Presidentit të Kosovës është evidentuar pritja që i ka bërë Presidenti Thaçi drejtorit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, Dardan Nuhiu, në prill të vitit 2017, e për të cilin kishte pasur vlerësim pozitiv për punën e tij në krye të këtij institucioni tani më të kriminalizuar në kuadër të MEF-it. Edhe ky nominim i Dardan Nuhiut nga ana e Presidentit, është dëshmia më e fortë e cila i dëshmon faktet se ata të përzgjedhur që ishin aty ku nominoheshin, ishin të dëgjueshmit e tyre, dhe punonin për ta, sepse është kuptueshme që edhe ata do të pasurohen edhe për veti, por mbi të gjitha do të jenë të besueshmit e shefave, edhe duheshin që në çdo rast ti mbrojnë shefat e tyre edhe nëse ishin të zhytur me krime të ndryshme.Një luftim i ashpër i krimit sikur i këtyre rasteve të fundit të aferës së përgjimit që dolën në shesh, është rast i volitshëm që të bindet edhe elektorati se kjo qeveri premtimet e dhëna do i realizon në vepër, prandaj tash e tutje mund të pritet që të luftohet krimi pandërprerë, dhe njëherë e përgjithmonë Kosova ta merr rrugën e mbarë drejtë BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".