Aksident mes veturës dhe autobusit në rrugën Prishtinë-Ferizaj

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 16:47
Aksident mes veturës dhe autobusit në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një aksident mes një veture dhe një autobusi ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si pasojë e tij një person ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete (një veturë dhe një autobus) Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në konfirmimin e policisë.

(Kosova Sot Online)