Nënkryetari i SBAShK-ut: Urojmë që vitin e ardhshëm t’i çojmë njëmijë mësimdhënës në deti

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 17:49
Nënkryetari i SBAShK-ut: Urojmë që vitin e ardhshëm t’i çojmë njëmijë mësimdhënës në deti

Nënkryetari I Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Ymer Ymeri ka thënë që shpresojnë që në vitin e ardhshëm të dërgojnë 1000 mësimdhënës për pushime verore në deri, në kohëzgjatje prej pesë ditësh.

Ai Tha se punëtorët e arsimit e meritojnë që të pushojnë në deti deri në një muaj.

“Ne e kemi një traditë pothuajse 15-vjeçare që anëtaret e SBAShK-ut për çdoherë i çojmë nga 400-450 mësimdhënës në pushim. I zgjedhim që çdo I 60 anëtarë që është i SBAShK-ut i çojmë në pushime për pesë ditë. Urojmë që vitin e ardhshëm të kemi buxhet dhe t’i çojmë njëmijë. Me pas mundësi I kishim çu 24 mijë e 500 mësimdhënës që jemi. Jo që e meritojnë një pushim pesë ditë por një pushim një muaj”, ka thënë ai.

“Urojmë që edhe Qeveria të na del në ndihmë më mjete për t’i çuar ata në deti”, ka thënë më tutje Ymeri. 


(Kosova Sot Online)