Gjermanja konvertohet në Islam në Xhaminë e Shipolit të Mitrovicës

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 16:58
Gjermanja konvertohet në Islam në Xhaminë e Shipolit të Mitrovicës

Sot në xhaminë e Shipolit-Mitrovicë një grua e shtetësisë gjermane Luzia e pranoi Islamin.

Me këtë rast ajo e ndërroi edhe emrin. Tashmë ajo do të quhet Hava.

Kështu ka bërë të ditur hoxha Fatmir Latifaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

“Sot në xhaminë time në Shipol-Mitrovicë e pranoj Islamin një gjermane Luzia qe tash e tutje e perzgjedhi emrin e nanës së njerëzimit, HAVA!

Të njejtën kohë e vendosi me një Mitrovicas të kurorëzohen sipas adeteteve tona shqiptare në xhami me Hoxhë!

Falenderoj dhe uroj çiftin e ri bashkëshortorë që zgjodhën xhaminë time për kurorë dhe pranim të Islamit!

Respekt për të gjithë!”, ka shkruar ai. 

(Kosova Sot Online)