Një vatër e re e zjarrit në zonën e Rugovës

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 12:50
 Një vatër e re e zjarrit në zonën e Rugovës

Në mëngjesin e së enjtes është hapur një vatër e re e zjarrit tek Maja e Fakut në zonën e Rugovës. Zjarrvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Kështu ka bërë të ditur drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna.

“Sipas njoftimeve nga DAPK Bjeshkët e Nemuna, gjatë natës së mbrëmshme pas reshjeve që kanë ndodhur në regjionin e Rugovës, ishin shuar të gjitha zjarret aktive dhe situata ishte nën kontroll. Në bazë të rrethanave dhe lokacionit ku është shfaqur zjarri dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme.   Lidhur me rastin janë informuar edhe Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që sipas informatave nga DAPK Sharri,  në territorin e këtij parku, gjatë ditës së sotme nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit.

Është bërë thirrje të gjitha grupeve që të kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate qoftë duke ju bashkuar ekipeve për shuarjen e zjarreve, apo duke informuar institucionet relevante për ndonjë vatër të re të zjarrit në territorin e Parqeve Kombëtare, raporton PK.

Po ashtu është bërë thirrje tek të gjithë qytetarët dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët për kujdes të shtuar.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë:

DAPK “Sharri” 045308164;

DAPK “Bjeshkët e Nemuna” 048 222 718;

Zjarrfikësit 193;

Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112;

Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094.

(Kosova Sot Online)