Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre zyrtarëve të tjerë

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 15:51
Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre zyrtarëve të tjerë

Gjykata e Apelit ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica dhe tre zyrtarëve të tjerë

Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, janë tre zyrtarët tjerë i janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata e Apelit për shkak të dyshimeve se kanë “keqpërdorur tenderi në autostradën e Gjilanit”.

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special në qershor të këtij viti, kishte refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të ushtruar nga mbrojtësit e të akuzuarve Reçica, Berisha, Limani dhe Emini, raporton Betimi në Drejtësi.

Sipas aktakuzës së ngritur nga PSRK-ja më 15 shkurt 2021, Betim Reçica po akuzohet se në cilësinë e Ushtruesit së detyrës së Drejtorit te Prokurimit Publik në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë vitit 2017, me qëllim të përfitimit financiar për kompaninë “Gjoka Konstruktion” nga Tirana, ushtroi ndikim të drejtpërdrejt te Isa Berisha.

Kryetari i Komisionít Rivlerësues dhe Leonora Limani e Mirdit Emini, anëtar të këtij komisioni, që ishin vartës të tij, duke i vënë në presion kohor që rivlerësimin e tenderit për ndërtimin e Autoudhës së Gjilanit ta kryejnë për 10 ditë.

Sipas aktakuzës së PSRK-së, i akuzuari Reçica kishte kërkuar nga anëtarët e këtij komisioni që të vijnë në takim me ministrin Pal Lekaj, e që pastaj ta shpallin fitues Operatorin Ekonomik “Gjoka Konstruktion” edhe pse nuk i përmbushte kriteret e tenderit më mirë se OE & GP& “Papënburg Ardiani”, që e kishte rekomanduar Komisioni Rivlerësuese, i cili për shumën prej 1,630,487.45 Euro kishte ofruar çmim më të ulët se “Gjoka Konstruktion”, me çka për këtë shumë ka dëmtuar buxhetin e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)