
Autoritetet u kërkojnë mbi 8 mijë personave të rivaksinohen pasi morën ujë me kripë

Mendonin se kishin marrë vaksinën kundër koronavirusit, por në trup u ishte injektuar thjesht ujë me kripë.
Autoritetet në gjermani u kanë kërkuar më shumë se 8 mijë personave të rivaksinohen pasi dyshohet se një infermiere, e cila ishte kundër imunizimit, kishte aplikuar ujë me kripë në vend të vaksinës.
Policia po heton veprimet e infermieres në një qendër vaksinimi në Friesland, pranë detit të veriut.
Fillimisht besohej se vetëm 6 persona kishin marrë solucionin e padëmshëm në mars dhe në prill dhe ishte vetë gruaja që e kishte pranuar këtë, për të justifikuar faktin se ishte kapur duke hedhur një shishkë vaksine në dysheme.
Por ndërsa hetimet vijuan, u bë e qartë se më shumë qytetarë kishin marrë ujin me kripë në vend të vaksinës së Pfizer.
Shumica e personave të mashtruar, janë mbi 70 vjeç, grupmosha më e rrezikuar nga pandemia. inspektori Peter Beer, i cituar nga Süddeutsche Zeitung, tha se infermierja 40 vjeçare ndante informacione kritike mbi koronavirusin në rrjetet sociale, duke kritikuar kufizimet e qeverisë.
(Kosova Sot Online)