Shkon në mbi 4 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

  • G.G /
  • 13 August 2021 - 11:11
Shkon në mbi 4 mijë numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë testuar 6.784 qytetarë nga të cilët 1.009 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 17.986 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539.752 doza të vaksinës. Deri më sot 183.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 82 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.963. Në total numri i rasteve aktive është 4.414”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq qeveria e Kosovës ka ndërmarrë dje një sër masash të reja.

(Kosova Sot Online)