Vushtrri: Ndezi zjarrin për të përgatitur ushqim, por i doli nga kontrolli dhe pastaj u dogjën rreth 10 hektarë pyje

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 11:34
 Vushtrri: Ndezi zjarrin për të përgatitur ushqim, por i doli nga kontrolli dhe pastaj u dogjën rreth 10 hektarë pyje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi që i njëjti kishte ndezur një zjarr për të përgatitur ushqim e që më pas nga pakujdesia zjarri ka dal nga kontrolli dhe ka djegur 10 hektarë pyje.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dumnicë ,Vushtrri – 12.08.2021 -15:15 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ndezur një zjarr me qëllim të përgatitjes së ushqimit, por nga pakujdesia zjarri i ka dal jashtë kontrollit dhe ka përfshirë një sipërfaqe pyjore prej rreth 10 hektar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)