Lexoni edhe:
Të gjithë kundër legalizimit kontrabandë të krimit urban nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu!
Shkruan: ANALIST - Muhamet Kelmendi
Nuk është kjo nje gje e pa ditur që dy a tri regjistrime telefonike të komentojnë dhe provojnë inkriminimin e sistemit te drejtësisë me sistemin e administrates shteterore te pushteteve komunale dhe qeveritare. Inkriminimi del nga gjykimet dhe dënimet e dhëna, nga mos ndjekjet e grupeve shumë të forta, qe veprojne si në sistem, ashtu edhe jashtë, si në ekonomi ku provat as që bëhen. Kontrollimi i tyre, i sistemit, është i fortë. Sistemi dirigjohet dhe ai sistem punon nën ndikimin e grupeve të tilla. Këtë e dëshmojnë incizimet e fundit që u publikuan. Por, kjo nuk është asgjë, kundruall gjendjes reale e që është e verteta. Grupet informale janë shumë të forta deri qindramilionshe. Aty në sistem juridik duhet të vendoset dhe të fillon te veproje Ligji i Vettingut. Vetem ky e shëron sistemin e kalbur nga krimi.
-Shteti i së drejtës nuk është lehtë të ndërtohet. Ai kërkon kuadro, vullnet dhe moral te lartë qeverisës që të funksionoj si duhet. Pas luftës doli vendi me një gjendje të rëndë. Në Kosovë u vendos UNMIK sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së. Mbi këtë erdhën njerëz nga e gjithë bota dhe u bë një gjendje shumë e rëndë dhe e ndërlikuar. UNMIK vendosi nëpër institucione kryesisht kudër të degraduar politikisht. Sistemi i drejtësisë, administrata, sistemi financiar dhe vetë organet qendrore u futën nën kontrollon e një grumbulli njerëzish të pa vendosur për çështjen. Ata ishin gjithçka po jo shtet formues dhe atdhetare. E shteti pa të tillë nuk ndërtohet...
Po kështu edhe në sektorin privat zunë vende matrapazët. Këta ishin elementet më të dyshimtë të shoqërisë. Ata kishin punuar dhe bashkëpunuar edhe me pushtuesit për interesa. Forcat qe dolën nga lufta ishin të papërgatitura. Gradualisht i kaploj interesi financiar dhe u lidhen me element të dyshimtë dhe kështu e lanë gjendjen nga vinin. Pasurimi i tyre ishte qëllimi kryesor. Kjo gjendje krijoj sistem të varur juridik, politik, ekomomik e shtetëror. Nga politika u diktuan njerëzit në sistem u vendosen kudo njerëz të dëgjuar dhe të kontrolluar e të shantazhuar. Në këtë mënyrë u la ligji dhe u vendosen grupet e interesit. U krijuan grupe të forta informale dhe ata edhe tash e kontrolloje gjyqësorin, prokurorinë, administratën e shtetit dhe financat ne vend. Nuk ka vend që nuk kontrollohen nga grupet mafioze e kriminale te interesit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".