Dërguti: Prizreni e njohin Avdylin për të bëmat, ka një nofkë që s’mund ta them

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 18:17
Dërguti: Prizreni e njohin Avdylin për të bëmat, ka një nofkë që s’mund ta them

Ish-koordinatori i Listës Guxo në Ferizaj, Balton Dërguti, ka folur rreth mosmarrëveshje që janë krijuar në këtë Degë të Iniciativës së krijuar nga Vjosa Osmani në këtë qytet.

Ai tha se tre deputetët e Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa kanë insistuar që ta regjistrojnë këtë iniciativë me emrin “Guxo” dhe që të bashkohen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur për Haxhiun, Dërguti tha se qytetarët e njohin për të bëmat në Prizren dhe se ai e ka një nofkë të cilën nuk mund ta thotë publikisht.

“E njohin qytetarët e Prizrenit për të bëmat e tij, madje ai njihet edhe më një nofkë tjetër që e dinë qytetarët. Pyeti njerëzit në Prizren ata ju tregojnë sepse është një fjalë që nuk mund të thuhet këtu. Unë nuk mund të them çka thotë Avdyli, nuk mund t’i injoroj njerëzit siç bën Haxhi Avdyli”, ka thënë Dërguti.

(Kosova Sot Online)