Kosova shtrëngon masat anti-Covid, qytetarët shkojnë drejt Shqipërisë në fundjavë

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 09:49
 Kosova shtrëngon masat anti-Covid, qytetarët shkojnë drejt Shqipërisë në fundjavë

Pas rritjes së infektimeve me Covid në Kosovë qeveria ka shtuar masat shtrënguese gjë që ka sjellë që qytetarët e Kosovës të dynden drejt Shqipërisë gjatë fundjavës.

Ndërkohë falë edhe procedurave lehtësuese që aplikohen në morinë për të mos paraqitur asnjë dokument apo vërtetim që ka lidhje me pandeminë, lëvizja ditore në këtë pikë të përbashkët kufitare i kalon thuajse 25 mijë.

Mësohet se mëngjesin e kësaj të shtunë kolona të gjata u krijuan deri në thellësi të territorit të Kosovës ndërsa policia kufitare punoi me tetë sportele e procedurë të përshpejtuar për të shmangur vonesat në kufi.

(Kosova Sot Online)