Albin Kurti: Ramush Tahiri do të kujtohet me respekt për kontributin e dhënë për Kosovën

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 10:33
Albin Kurti: Ramush Tahiri do të kujtohet me respekt për kontributin e dhënë për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ka shprehur ngushëllime për vdekjen e politologut Ramush Tahiri.

Kurti tha se Tahiri do të kujtohet me respekt për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për Kosovën.

“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Ramush Tahiri. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta  mbarë familjes Tahiri, farefisit e miqve për vdekjen e familjarit dhe mikut të tyre. Do ta kujtojmë me respekt për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë për Kosovën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të publikuar nga Kryeministria të premten.

Ndryshe, politologu Ramush Tahiri ka vdekur mbrëmë. Ai ka qenë në këshilltar i Presidentes Atifete Jahjaga, këshilltari Nexhat Dacit, kryeparlamentarit të parë të Kosovës, si dhe nënkryetar i Qeverisë në ekzil.

(Kosova Sot Online)