Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!

Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!
Krimi i organizuar po përgatitet për ti shpëtuar ballafaqimit me ligjin VETTING!

Blerim Burjani

  • 14 August 2021 - 09:04

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Paralajmërimi i bërjes më të shpejtë të ligjit VETING, është një sinjal pozitiv që vjen nga Ministria e Drejtësisë, por krimi i organizuar nuk po rrinë duarkryq, po pergatite mbrojtjen. E keqja është se përderisa po bëhen përgatitjet për Vetting , në anën tjetër të gjithë hajdutët dhe njerëzit kriminela po shëtitën lirshëm në Kosovë edhe po bëjnë biznese të ndryshme në mes të kompanive dhe madje në shumë emra të huaj të cilët nuk janë titullar të bizneseve.

Tashmë krimi i organizuar po mobilizohet për mbrojtje, pra janë shumë kompani të të dyshuarave për lidhje me krimin e organizuar në emra të tjerëve që deri më tash prokuroria asnjëherë nuk i ka hetuar e hulumtuar, dhe as mendja nuk i shkon të kap e të heton apo arreston njerëzit e pasuruar pa bazë. Ky sistem i drejtësisë është në gjendje të shkoj i tëri e të mos zbulohen kriminelët e pronave të uzurpuara publike apo pronave të krijuara në mënyrë të paligjshme.

Pra kjo është e keqja më e madhe në këtë shtet nuk ka aspak shpresë se kriminelët edhe pas hyrjes në fuqi edhe të ligjit të dytë, atij për Konfiskim të pasurive të paligjshme, të kapen dhe t’u merret prona e përfituar në mënyrë të paligjshme. Pra ekziston një skepticizëm i madh në pritje se nuk do të ketë asgjë edhe prej kësaj teme skandaoze. Tash ideja është që të inkriminuarit dhe të korruptuarit, pra hajdutët, të fshehën edhe prapa Vettingut që do të zbatohet në drejtësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".