Tmerrohet prishtinasja, njofton policinë se i hynë hajnat në banesë dhe i vodhën para e stoli ari

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 09:16
Tmerrohet prishtinasja, njofton policinë se i hynë hajnat në banesë dhe i vodhën para e stoli ari

Një grua në Prishtinë ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur para e stoli ari.

Policia njofton se rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË & KANOSJE/ Prishtinë 14.08.2021-(NN).  Viktima femër kosovare, ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë vjedhur një shumë parash dhe stoli ari. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti vazhdon të hetohet.


(Kosova Sot Online)