Ish-kandidati i LVV-së pas rikandidimit të Agim Bahtirit: Duhet ikur nga Mitrovica

  • A.P /
  • 15 August 2021 - 12:52
Ish-kandidati i LVV-së pas rikandidimit të  Agim Bahtirit: Duhet ikur nga Mitrovica

Ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati ka reaguar pas zyrtarizimit të kandidaturës së Agim Bahtirit për kryetar të kësaj komune.

Ferati në llogarinë e tij në Facebook e ka quajtur tragjikomedi rikandidimin e Bahtirit për të parin e Mitrovicës.

Ai thotë se kjo është një arsye më shumë për të ikur nga ky vend.

“Ne tragjikomedinë Gima & VV, komikja është Gima e tragjikja janë votuesit dhe “demonkracia e Orwellit”! Prandaj duhet ikur nga ky vend”, ka shkruar Ferati.


(Kosova Sot Online)