Interpol lëshon alarm global, thotë se grupe kriminale po bëjnë oferta mashtruese për vaksinat Anti-COVID

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 18:32
Interpol lëshon alarm global, thotë se grupe kriminale po bëjnë oferta mashtruese për vaksinat Anti-COVID

Interpol ka lëshuar një alarm global se grupe të organizuara kriminale janë duke provuar për të mashtruar qeveritë e shteteve gjithandej botës duke u bërë oferta të rreme rreth vaksinën kundër COVID-19.

Në paralajmërim thuhet se janë 60 raste në 40 vende gjithandej botës, ku individ brenda Ministrive të Shëndetësisë dhe nëpër spitale kanë pranuar oferta për shpërndaje të vaksinave nëpër vendet e tyre.

Ata pretendohet se përfaqësojnë një prodhues vaksinash ose agjenci qeveritare që lehtëson shpërndarjen e vaksinave.

Mashtruesit thuhet se synojnë llogaritë personale dhe e-maila të blerësve potencial dhe po ashtu edhe kontakte përmes telefonit.


(Kosova Sot Online)