Nuk dihet sa afganë do të vijnë në Kosovë, procesi mbahet sekret nga institucionet

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 20:42
Nuk dihet sa afganë do të vijnë në Kosovë, procesi mbahet sekret nga institucionet

Tashmë është konfirmuar se Kosova do të jetë në mesin e shteteve që do të pranojë një numër afganësh të paktën për një kohë. Vlerësime të larta kanë arritur për Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas gatishmërisë së institucioneve kosovare që të strehojnë qytetarët nga Afganistani. Megjithatë, ekspertët e sigurisë po tregojnë kujdes të shtuar me afganët që do të vijnë në Kosovë. Në anën tjetër bëhet e ditur se në fazën e parë në Shqipëri do të qëndrojnë më shumë se 500 afganë.

Qendra e azilit në Magurë të Lipjanit dhe qendra tjetër e azilantëve në fshatin Vranidoll mund të jenë dy nga kampet ku mund të vendosen afganët që po largohen nga Afganistani pasi shteti iu mor në kontroll nga talebanët.

Numri i afganëve që do të vijnë në Kosovë nuk dihet. E as vendi i saktë se ku do të vendosen. I gjithë komunikimi me zyrtarët amerikanë për organizimin e këtij procesi po bëhet krejtësisht konfidencial. Nga qeveria dhe presidenca nuk kanë dhënë detaje për këtë proces duke thënë se nuk kanë çfarë tu shtojnë deklarimeve të djeshme ku shprehnin gatishmëri për bashkëpunim me Amerikën.

Ambasada e SHBA’së në Kosovë mëngjesin e së hënës ka ripostuar qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit duke shkruar.

“Kosova u bashkohet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera në thirrjen që të gjitha palët të respektojnë dhe lehtësojnë largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”.

Procesi i strehimit të afganëve në Kosovë po del të jetë mjaft sfidues për institucionet.

Për ekspertët e sigurisë përveç kapaciteteve Kosova duhet të trajtojë me vëmendje edhe një çështje tejet të rrezikshme.


(Kosova Sot Online)