
Lexoni edhe:
Ministria e Shëndetësisë lejon vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare
Disa orë pasi talebanët morën kontrollin e Afganistanit, aktivistja Malala Yousafzai shprehu tronditjen dhe shqetësimin për gjendjen e grave dhe vajzave në rajon.
Laureatja e çmimit Nobel gjithashtu kërkoi veprime nga agjencitë globale për të ndihmuar civilët dhe refugjatët.
Ministria e Shëndetësisë lejon vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçareLexoni edhe:
“Jam shumë e brengosur për gratë, minoritetet dhe aktivistët e të drejtave të njeriut”, shkroi 24 vjeçarja në Tëitter.
Në vitin 2012, 15 vjeçarja u qëllua nga një sulmues taleban i cili kundërshtoi me forcë zërin e saj për arsimimin e vajzave. Në atë moment, Malala po kthehej në shtëpi pas një provimi. Aj u qëllua në kokë. Më vonë u shtrua në spitalin Mbretëresha Elizabetë në Britaninë e Madhe.
Presidenti Ashraf Ghani iku nga vendi kur talebanët morën pallatin presidencial. Në 24 – 48 orët e fundit shtetet e ndryshme po bëjnë përpjekje për të evakuuar nga atje qytetarët e tyre.
(Kosova Sot Online)