
Haliti: Organizatat xhihadiste i ofruan para UÇK-së, u refuzuan

Një prej drejtuesve kryesor të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se UÇK-ja në fillet e saj kishte oferta që të mbështetej edhe financiarisht nga organizatat xhihadiste. Në një rrëfim për emisionin Pressing, Haliti ka thënë se të gjitha ofertat ishin refuzuar me automatizëm.
Sipas Halitit, UÇK-ja ka pasur filtrat e saj, dhe ka qenë e kujdesshme se me kënd po hyn në bashkëpunim. Me rigorozitet të lartë janë trajtuar organizatat ekstremiste fetare, ka theksuar ai.
“Ne e kemi pasë një përpjekje të madhe, një dyndje të madhe, të këtyre organizatave xhihadiste dhe ne s’i kemi lanë me hy, as s’ju kemi kriju mundësi me hy. Ne s’kemi pranu, kurrë, kurrë, asnjë cent edhe pse ka pasë ofertë nga asnjë organizatë që mund t’ketë qenë e implikume në veprime terroriste. S’kemi mbajtë asnjë raport me to. Gjithçka ka kalur nëpër filtra”, ka rrëfyer Haliti.
(Kosova Sot Online)