Një shqiptare ka mbetur në Afganistan, familja kërkon ndihmë nga institucionet

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 12:39
Një shqiptare ka mbetur në Afganistan, familja kërkon ndihmë nga institucionet

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të martë ka komentuar dhe vendimin e  qeverisë për strehimin e një grupi afganësh në vendin tonë.

Peleshi në fjalën e tij është shprehur se ne si vend anëtar i NATO-s kemi përgjegjësinë tonë për të ardhur në ndihmë në kriza të tilla.

Sipas tij një kontigjen afganësh pritet të vijnë  gjatë orëve në vijim, të cilët do të strehohen përkohësisht në vendin tonë.

“Ne jemi pjesë e mobilizimit për të përballuar pjesën tonë në këtë krizë, dhe duhet që të mirëkuptojmë gatishmërinë tonë për të marrë pjesën e ngarkesës që i tako dhe ky është rasti për pritjen e një pjesë të afganëve pasi vendi i tyre është në trazira, Shqipëria ka pranuar dhe duke u ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që do të presim një kontigjen të grupit të afganëve”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka dhënë detaje në lidhje me një shtetasen shqiptare që ndodhet në Afganistan, ku theksoi se janë në bisedime për riatdhesimin sa më parë të saj.

“Një shtetase shqiptare punonte atje për një organizatë të huaj dhe kemi pasur informacion nga familja dhe po bëjmë gjithçka duhet për të bërë dhe riatdhesimin e saj në vendin tonë”,  është shprehur Peleshi

(Kosova Sot Online)