U fut për t’u larë në det, shqiptari në Itali ndërron jetë nga ataku kardiak

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 07:43
 U fut për t’u larë në det, shqiptari në Itali ndërron jetë nga ataku kardiak

Një 62-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali teksa ishte duke u larë në det. Mesut Sinameta me gruan dhe fëmijët jetonte prej disa vitesh përtej Adriatikut.

Mëngjesin e djeshëm në momentin që hyri për t’u larë pësoi atak kardiak. Pavarësisht ndihmës së shpejtë të familjarëve dhe personave të tjerë që ndodheshin në vijën e plazhit në Pisa, shqiptari ndërroi jetë.

Kryebashkiaku i Pisas, Massimiliano Angori u shprehu ngushëllimet familjarëve. “Sapo u informova për atë që ndodhi, shkova menjëherë në vend për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe për të qenë në gjendje të siguroja çdo lloj mbështetje për anëtarët e familjes, të cilët ishin dëshmitarë të tragjedisë” tha ai.

(Kosova Sot Online)