
Mos ia mësyni Merdares, 7 orë pritje për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosova në pikë kalimin kufitar në Merdare janë shtatë orë.
Pritje të gjata të qytetarëve ka edhe në Jarinje, Mutivodë dhe tek Dheu i Bardhë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim:
QENDRA KOMBËTARE PËR MENAXHIM KUFITAR
FLUKSI NË DISA NGA PIKAT E KALIMIT KUFITAR
Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 10-15 400-420
Jarinje 10-15 120-150
Mutivodë 05-10 180
Bernjak 05-10 05-10
Dheu i Bardhë 20-25 120
Vërmicë 05-10 10-20
Muçibabë 05-10 60
– Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ëeb faqen e MPB-së, në linkun e mëposhtëm, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.
(Kosova Sot Online)