
Lexoni edhe:
IKSHPK: Virusi është duke u bartur shumë shpejt prej një personi tek dhjetëra të tjerë
Gra dhe fëmijë pësuan lëndime fizike pasi u dëgjuan të shtënat me armë u dëgjuan në aeroportin e Kabulit sot – ndërsa një civil gjerman u qëllua duke u përpjekur të arrinte në pistën ajrore.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail jashtë portës veriore të aeroportit “Hamid Karzai” tregojnë se si familjet afgane shtrihen në dysheme ndërsa ushtarët lëshojnë granata tymi dhe shtijnë në ajër.
IKSHPK: Virusi është duke u bartur shumë shpejt prej një personi tek dhjetëra të tjerëLexoni edhe:
Këto pamje vijnë pas një varg videosh që vijnë nga aeroporti ku tregohet se si e pësojnë gra e fëmijë, si pasojë e përpjekjes së ikjes nga Kabuli.
Ndërkohë qeveria gjermane bëri me dije se një civil mashkull u qëllua gjatë rrugës për në aeroportin e tyre, por plagët mendohet se janë të rënda.
SHBA ka evakuuar rreth 7,000 njerëz që nga e diela, bëri me dije një zëdhënës i Pentagonit të enjten, duke e çuar totalin e njerëzve të larguar nga Afghanistani që nga korriku në 12,000.
(Kosova Sot Online)