Zyrtari i bankës në Mitrovicë raporton se janë deponuar 1400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 09:19
 Zyrtari i bankës në Mitrovicë raporton se janë deponuar 1400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara

Një zyrtar i bankës është ankuar se janë deponuar 1 mijë e 400 euro për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 5 gusht në Mitrovicë, rreth orës 11:00.

Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 05.08.2021 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se ditë më parë janë deponuar 1400 € (14 x 100), për të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”.

(Kosova Sot Online)