Zbulohet sekreti, ja si e bën NASA matjen e nivelit të detit!

  • S.A /
  • 23 August 2021 - 13:28
Zbulohet sekreti, ja si e bën NASA matjen e nivelit të detit!

Rritja e nivelit të detit është një nga shenjat më të qarta të ngrohjes globale. Gjithashtu, një nga problemet më të mëdha që po shkakton ngrohja globale.


Një përgjigje e shkurtër:

NASA mat nivelin e detit duke përdorur satelitë.

Sateliti Jason-3 përdor radiovalët dhe instrumente tjera për të matur lartësinë e sipërfaqes së oqeanit – i njohur gjithashtu si niveli i detit.

Këtë e bën çdo 10 ditë (për të gjithë sipërfaqen e Tokës), për të parë se si ndryshon niveli i detit me kalimin e kohës.


Çka e shkakton rritjen e nivelit të detit?

Ekzistojnë dy shkaqe kryesore të ngritjes së nivelit të detit dhe që të dyja kanë të bëjnë me nxehtësinë.

Akullnajat dhe shtresat e akullit janë masa të mëdha akulli që gjenden në tokë. Derisa planeti Tokë ngrohet, ky akull shkrihet dhe derdhet në oqeane.

Sa më shumë të rritet uji në oqeane, aq më i lartë bëhët niveli i detit.

Derisa këto akullnaja në Grenlandën lindore shkrihen, uji shkon direkt në oqean.
Kjo foto është marrë nga një aeroplan i NASA-s në vjeshtën e 2016-tes. Credit: NASA / JPL-Caltech

Së dyti, uji kur nxehet – zgjerohet. Pra, uji i ngrohtë zë më shumë hapësirë në oqeane – duke i bërë nivelet e detit më të larta.

Uji i ngrohtë zgjerohet duke zënë më shumë hapësirë sesa uji i ftohtë. Kjo është një nga arsyet pse ngrohja e planetit shkaktron ngritje të nivelit të detit. Credit: NASA/JPL-Caltech

Kombinimi i këtyre dy shkaktarëve ka bërë që niveli i detit të ngritet për rreth 7 deri në 8 inç (rreth 16 deri në 21 centimetra) që nga viti 1900.

Ky është një problem i madh për miliona njerëz që jetojnë pranë bregdetit.


Prej nga dihet se po ngritet niveli i detit?

Fatkeqësisht, nuk është procedurë kaq e thjeshtë sa vetëm ta vendosësh një vizore të gjatë në oqean dhe ta matësh ngritjen e nivelit të detit.

Niveli i detit ndryshon nga vendi në vend. Kjo ndodh si rezultat i ndryshimeve gjeografike, gravitetit, temperaturës, rrymave oqeanike dhe baticave.

Oqeanet mbulojnë rreth 70 për qind të botës. Pra, për të ditur se sa po rritet niveli i detit në të gjithë planetin, duhet të ketë miliona vizore në miliona vende të ndryshme.

Rezulton që mënyra më e mirë për të matur ndryshimet në nivelin e detit është nga hapësira.

Kjo fotografi tregon satelitin Jason-3, i cili mat distancën nga vetja në sipërfaqen e oqeanit duke përdorur radiovalët. Credit: NASA / JPL-Caltech

Sateliti Jason-3 i NASA-s mbart një instrument të quajtur lartësimatës radar. Ai përdor radiovalët në vend të vizores për të matur distancat.

Ja si funksionon: Jason-3 lëshon radiovalët në sipërfaqe të oqeanit. Pastaj sateliti e llogaritë se sa kohë duhet që këto sinjale të kthehen. Shkencëtarët mund ta përdorin këtë matje për të llogaritur distancën midis satelitit dhe sipërfaqes së oqeanit në atë vend të caktuar.

Jason-3 mund të orbitojë rreth 800 milje (1.300 kilometra) mbi Tokë. Edhe nga ajo largësi, Jason-3 mund të masë distancën nga vetja deri në sipërfaqe të oqeanit deri një inç (rreth tre centimetra).

Jason-3 gjithashtu ka instrumente që mundësojnë shkencëtarët të masin distancën nga sateliti në qendër të Tokës.

Duke zbritur distancën e parë (midis satelitit dhe sipërfaqes së oqeanit) nga distanca e dytë (midis satelitit dhe qendrës së Tokës), ne mund të llogarisim distancën nga sipërfaqja e oqeanit në qendrën e Tokës.

Sateliti vazhdimisht “operon” mbi pjesë të reja të planetit. Për rreth 10 ditë, ai mat nivelin e detit për të gjithë Tokën.

Gjetja e një mesatareje të të gjitha atyre matjeve jep një nivel mesatar të detit për të gjithë planetin.

Gjatë 10 ditëve të ardhshme, Jason-3 i bën të gjitha nga e para – dhe përsëri e përsëri, vit pas viti.

Duke parë se si rritet distanca mesatare nga sipërfaqja e oqeanit në qendër të Tokës me kalimin e kohës, ne mund të matim se sa dhe sa shpejt niveli i detit po rritet.

(Kosova Sot Online )