Hararinaj e merr dozën e dytë të vaksinës: I lus të gjithë të vaksinohen

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 17:42
Hararinaj e merr dozën e dytë të vaksinës: I lus të gjithë të vaksinohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

Ai i ka lutur qytetarët që të vaksinohen, ndërsa është shprehur mirënjohës për punën e mjekëve dhe infermierëve.

“Sot kam marrë edhe dozën e dytë të vaksinës Pfizer-BioNTech. Në dobi të imunizimit, ndërprerjes së infeksioneve dhe vdekjeve, lus të gjithë qytetarët që të vaksinohen”, ka shkruar Haradinaj.

“Mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve e infermierëve dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në imunizimin e popullatës”, ka shtuar ish-kryeministri.


(Kosova Sot Online)