Fqinji zviceran i të dyshuarit për vdekjen e 18-vjeçares: Punonte si moler, nuk e pagoi qiranë

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 19:54
Fqinji zviceran i të dyshuarit për vdekjen e 18-vjeçares: Punonte si moler, nuk e pagoi qiranë

32-vjeçari Arbër Sejdiu, i dyshuari në rastin e vdekjes së 18-vjeçares M.O. në Ferizaj, punonte si moler në Zvicër, ka thënë për gazetën zvicerane Blick një fqinj i tij.

I dyshuari i arrestuar për vdekjen e 18-vjeçares, i cili bashkë me të dyshuarin tjetër, bashkëshortin e viktimës, kishin transportuar trupin e të ndjerës në Spitalin e Ferizajt të dielën, ishte zhvendosur në Etlebuch, një fshat pranë qytetit Malters të Lucernës në maj të vitit 2020, raporton Blick.

Sipas fqinjit të Arbër Sejdiut në Zvicër, i arrestuari për ngjarjen makabre në Ferizaj të dielën kishte marrë me qira një apartament në mes të fshatit.

“Në fillim ai më bëri një përshtypje të mirë,” thotë një fqinj i 32-vjeçarit Arbër Sejdiu për Blick.

Sapo Ndodhi:

Ibishi tregon se çfarë dënimi mund të marrë vrasësi i vajzës 18 vjeçare në Ferizaj

Ai kishte paguar depozitën dhe tri qiratë e para në kohë. “Pas kësaj ai nuk pagoi asgjë”, ka thënë për Blick fqinji që jetonte në të njëjtin bllok. “U gëzova kur ai papritmas u zhduk”.

Kosovari jo vetëm që nuk kishte paguar të gjitha qiratë, sipas deklarimit të fqinjit të tij për Blick, por ka lënë edhe shumë mbeturina dhe papastërti në apartament. “Jo një person që më pëlqen të kujtoj,” thotë ai.

Sipas fqinjit të tij 32-vjeçarit, Sejdiu kishte mbërritur në fshat me një Mercedes të ri të bardhë me targa suedeze. Pas disa muajsh, megjithatë, makinën e shtrenjtë nuk e kishte më, raporton Blick bazuar mbi dëshminë e fqinjit të Arbër Sejdiut.

“Ishte e vështirë të komunikosh me të,” vazhdon fqinji. “Ai nuk fliste fare gjermanisht.”

Kur ai u largua nga fshati Etlebuch, punëdhënësi i tij mori përsipër pastrimin e banesës. “Kjo më bëri përshtypje,” thotë fqinji.

Kompania ku ai punonte nuk ka preferuar të komentojë mbi ish-punonjësin e saj, raporton Blick.

Arbër Sejdiu u prangos nga Policia e Kosovës të dielën para mesnatës.

(Kosova Sot Online)