Vdes një foshnje në Fushë Kosovë, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 10:09
 Vdes një foshnje në Fushë Kosovë, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në QKMF-në në fshatit Bresje në Fushë Kosovë është sjellë një foshnje pa shenja jete.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në obduksion.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë.

“Lagjja 29, Fushë Kosovë 28.05.2021 – 09:40. Nga QKMF në fshatin Bresje është pranuar informata  se është sjell foshnja mashkull kosovar pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)