Shtëpinë ia dogjën e burrin ia vranë talebanët, 32-vjeçarja afgane sjell në jetë fëmijën

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 11:36
 Shtëpinë ia dogjën e burrin ia vranë talebanët, 32-vjeçarja afgane sjell në jetë fëmijën

Hina është një e sapolindur afgane.

Ajo peshon rreth 3 kg dhe ka lindur në spitalin e Sumona të Italisë nga nëna e saj 32-vjeçe.

Historia e nënës, ashtu si dhe bashkatdhetarëve të tjerë është dramatike. Burrin ia vranë pak ditë para se të largohej nga Kabuli, ndërsa tanimë, i duhet ta rrisë e vetme dhe në dhe të huaj fëmijën.

“Nuk ishte një lindje e lehtë, sepse gruaja nuk dinte gjuhën dhe kishim një përkthyes me vete. Në fund të gjithë kemi mbetur të prekur”, u shpreh mjeku që ndoqi lindjen.

Sipas raportimeve, talebanët kanë shkaktuar trazira të shumta për familjen e 32-vjeçares Bibi Arezu. Bashkëshortin ia vranë në Aeroport, ndërsa shtëpinë ia dogjën talebanët. Thuhet se burri u vra pasi ishte bashkëpunëtor i aleatëve të huaja. Sakaq, kujtojmë se në

Aeroportin e Kabulit situata është e tensionuar. Mijëra persona presin me dëshpërim për t’u larguar nga vendi dhe për të ndjekur një jetë më të mirë.

(Kosova Sot Online)