Shuplakë se ia zuri rendin në market, dënohet me 90 ditë burg gjilanasja

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 11:06
 Shuplakë se ia zuri rendin në market, dënohet me 90 ditë burg gjilanasja

Gjilan – A.Sh. është dënuar me 90 ditë burgim me kusht, pasi ka pranuar fajësinë se ka goditur me shuplakë të dëmtuarën F.R.

Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë gjykatësi Veli Kryeziu, sipas të cilës, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse brenda një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Vepra penale me të cilën ngarkohet e pandehura, “Sulm” është paraparë në nenin 187 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës, e dënueshme deri në 1 vit burg, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas prokurorisë, më 22 qershor 2017, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në qendrën tregtare “I.” në Gjilan, e pandehura Arbërie Shabani e ka sulmuar të dëmtuarën F.R. derisa kishte qenë duke pritur tek arka për pagesë, duke konsideruar që njëra-tjetrës ia kanë zënë rendin dhe për shkak të mosmarrëveshjes verbale mes tyre, e pandehura e godet me shuplakë të dëmtuarën.

(Kosova Sot Online)