Lajçak fillon përgatitjet për dialogun në shtator

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 19:35
Lajçak fillon përgatitjet për dialogun në shtator

I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot ka pasur takime dhe diskutime thelbësore me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Lajcak, për diskutime të njëjta nuk ftoi në takim homologun e Bislimit nga Serbia por zgjodhi drejtorin e së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq.

“Sot, kam pasur diskutime thelbësore të veçanta me Zëvendëskryeministrin e Parë të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe me Drejtorin e zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç, në lidhje me përgatitjet për takimin e ardhshëm të Dialogut në nivel Kryenegociatorësh në fillim të shtatorit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social Twitter.

(Kosova Sot Online)