Lajmi i fundit: Rritet numri i ushtarëve amerikanë të vrarë sot në Kabul

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 20:49
Lajmi i fundit: Rritet numri i ushtarëve amerikanë të vrarë sot në Kabul

Numri ushtarëve amerikanë të vrarë në aeroportin e Kabulit po vazhdon të rritet. Pas shpërthimit të tretë, të paktën dhjetë ushtarë amerikanë kanë vdekur, raporton Guardian.

Ndërsa korrespodenti i Reuters, Idrees Ali, ka thënë se Pentagoni në një deklaratë zyrtare ka konfirmuar se kanë vdekur të paktën dhjetë ushtarë amerikanë dhe pritet që numri të rritet.

Pos ushtarëve amerikanë, të paktën 50 persona kanë vdekur nga këto tri shpërthime.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, po thërret një takim të hënën në lidhje me situatën në Afganistan, me të dërguarit e OKB-së për Britaninë, Francën, Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Rusinë-anëtarët e përhershëm, të cilët kanë të drejtën e vetos në këshillin e sigurisë.


(Kosova Sot Online)