
Lexoni edhe:
Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, thotë UNHCR
Turqia nisi zyrtarisht bisedimet me talebanët duke theksuar se Ankaraja zyrtare është duke e vlerësuar ofertën e grupit islamik për të menaxhuar Aeroportin e Kabulit. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti Rexhep Tayip Erdogan i cili theksoi se “Turqia nuk e ka luksin që të qëndrojë duarkryq në rajonin e paqëndrueshëm”.
Burime të mirëinformuara i thanë Dosja.al, se pikërisht për këtë mision Turqia i ka kërkuar ndihmë edhe Shqipërisë. Shteti turk kërkon 100 efektivë, pjesë e Forcave Operacionale dhe FNSH-së për ti patur pjesë e grupit që do të shkojë në Aeroportin e Kabulit. Grupi me 100 efektivë specialë policie do të operojë bashkë me grupin e policëve turq.
Ajo që ende nuk dihet është se a është dhënë “Po-ja” nga shteti shqiptar dhe sesi do të shkojnë bisedimet mes Turqisë dhe Talebanëve. Nga deklarata e presidentit turk, talebanët kërkojnë një menaxhim të aeroportit, ndërsa garantojnë se me sigurinë do të jenë vetë në krye.
Gjysmë milioni afganë mund të ikin nga vendi, thotë UNHCRLexoni edhe:
Por Erdogan kërkon më shumë informacion sesi do të kontrollohet qendra ajrore në Kabul dhe si mund të arrihet një siguri e nivelit të lartë. Sa do të zgjasë misioni? Kush do të jenë të përzgjedhurit? Na ngelet veçse të presim.
(Kosova Sot Online)