”Nuk më ha luli”, Haradinaj: Nuk flas me Edi Ramën, edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 17:15
 ”Nuk më ha luli”, Haradinaj: Nuk flas me Edi Ramën, edhe mund të kem tejkaluar ndonjë komunikim

Është komentuar shumë se çfarë ndodhi në të vërtetë në takimin e Berlinit, ku është thënë se pati një debat të ashpër midis ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një status të para disa ditëve ka kujtuar një deklaratë që kishte bërë ish-kryeministri Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit, ndonëse s’ia ka përmendur emrin, por e la të nënkuptuar se ishte ai.

Sipas Ramës, Haradinaj me deklaratën “mu nuk më han luli për kta!”, e kishte humbur rastin që t’ia hiqte vizat Kosovës.  

Kjo temë ngjalli shumë diskutime në Kosovë dhe Shqipëri.

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili ishte ish-shef i stafit kur Haradinaj ishte Kryeministër, reagoi në një status në Facebook duke dhënë versionin e tij të këtij takimi.

“Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje:

Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, pati shkruar Selimi.

Por a janë thënë vërtetë, çfarë ndodhi në Berlin? Gazetarja e “ABC”, Linda Karadaku e pyeti nëse i ka thënë më te vërtetë ato fjalë ?

(Kosova Sot Online)