Kosova si Afganistani? Haradinaj: Nëse do t’i vësh zjarrin botës, merr 10 kosovarë

  • E.K /
  • 28 gusht 2021 - 17:28
 Kosova si Afganistani? Haradinaj: Nëse do t’i vësh zjarrin botës, merr 10 kosovarë

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj mbështet ndihmën për afganët, atë që qeveria Kurti po bën në bazë të planeve të veta operacionale, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara. Ramush Haradinaj u shpreh se rasti i Afganistanit, ku pasi u tërhoq SHBA, talebanët morën pushtetin, nuk është mësim për Kosovën, pasi sipas tij, liria buron, nuk falet.

“Nuk janë mësime për ne. Ne duhet t’i jemi falënderuar NATO-s cdo herë. Liria buron nuk falet. Nëse nuk ka njerëz të motivuar dhe të gatshëm me vdekur për atë që besojnë nuk vlejnë. Ky është dallimi. Kosova është krejt rast ndryshe (nga Afganistani).

Ne kemi pasur kohë gjatë të luftës pa ndihmën e askujt, që kemi gjeneruar vetë si shqiptar dhe i kemi dalë përballë një force ushtarake më të lartë se ne dhe me një njeri të çmendur si Millosheviçi.

Kosova është vërtetë e aftë. Nuk është shprehje koti, ajo “nëse do t’i vësh zjarrin botës, merr 10 kosovarë” tha ai.

(Kosova Sot Online)