Prishtina ngulfatet nga mbindërtimet pa leje, Shpend Ahmeti bën 'selfie'

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 09:03
Prishtina ngulfatet nga mbindërtimet pa leje, Shpend Ahmeti bën 'selfie'

Kaosi i mbindërtimeve pa leje në Komunën e Prishtinës nuk ka të ndalur.


Me Shpend Ahmetin, në krye të Prishtinës, kanë nisur më të madhe ndërtimet pa leje dhe pothuajse nuk është bërë asgjë për ato egsistuese.

Këtë e dëshmon edhe postimi nga faqja "Vrojtuesit e laxhes", ku shihet qartë se te ndërtesat e "Bill Clintonit", po mbindërtohet, derisa sipas tyre Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti po vazhdon të mbetet në gjumë, transmeton "Kosova Sot Online".

Tash e sa vite në Prishtinë, është ndërtuar në të gjitha lagjet vend e pavend. Ndërsa në raste të shumta janë bërë edhe mbindërtime në objektet e larta  të cilat kanë dëmtuar ndërtesat, kanë prishur planin urbanistik, por edhe në disa raste kanë rrezikuar qytetarët.

Image

(Kosova Sot Online)