Pas regjistrimit të 36 viktimave, aktori Ukaj i reagon-Arben Vitisë: Karriera juaj politike është e vdekur

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 16:01
Pas regjistrimit të 36 viktimave, aktori Ukaj i reagon-Arben Vitisë: Karriera juaj politike është e vdekur

Pas regjistrimit të 36 viktimave të reja nga COVID-19 në Kosovë, ka reaguar aktori Alban Ukaj.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Ukaj i ka thënë ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia se karriera e tij politike është e vdekur.

 

Sipas tij, është e pandërgjegjshme për Vitinë që të kandidohet për kryetar komune.

“36 te vdekur zotëri ministër. Karijera juaj politike është e vdekur. E pa ndërgjegjshme është të kandidoheni për kryetar komune”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që sot Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë.

Deputetë të opozitës e njohës të shëndetësisë kanë kritikuar Qeverinë për mosmenaxhimin e pandemisë.

(Kosova Sot Online)