Situata e rënduar me COVID, kryeministri Kurti u drejtohet qytetarëve me një video

  • G.G /
  • 30 August 2021 - 13:44
Situata e rënduar me COVID, kryeministri Kurti u drejtohet qytetarëve me një video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është drejtuar me një video qytetarëve për gjendjen e rëndë me koronavirus që ka kapluar vendin.

Ai ka përsëritur se sot do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.

Gjithashtu thotë se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.

“E sot pritet të vijnë edhe 53 mijë e 200 vaksina”, thotë Kurti.

Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Pak më parë, Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës, njoftoi se për shkak të rritjes së numrit të spitalizuarve me COVID-19, në klinikat e QKUK-së, me vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK.

Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19, njofton ShSKUK.

Qeveria ka ndërmarrë masa kufizuese, me qëllim të kontrollit dhe parandalimit të shpërndarjes së COVID-19, pasi situata me koronavirusin është përkeqësuar. Vetëm dje u regjistruan 36 vdekje nga virusi, më së shumti që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu kemi mbi 26 mijë raste aktive.

https://www.facebook.com/watch/?v=389899272647052

(Kosova Sot Online)