
Ministri filmohet duke kërcyer në një klub nate: Më pëlqen muzika

Me kostum por pa kravatë, ministri britanik Michael Gove u filmua duke vallëzuar në një klub të natës në Aberdin.
Siç raporton Sky News, klubi i natës atë natë kishte patur një aheng të organizuar me muzikë jungle dhe techno, kurse në rrjetet sociale është shfaqur videoja ku shihet politikani duke vallëzuar.
Adam Taylor, një prej organizatorëve të ahengut, ka thënë se Gov kishte shkuar në pab dhe se ishte interesuar për ahengun kur dëgjoi muzikën.
Taylor i ka thënë agjencisë PA se e ka pyetur politikanin nëse dëshiron të futet brenda pasi që i pëlqen muzika “dance”.
Michael Gove proves that the current transportation problems are not affecting imports from Colombia. pic.twitter.com/7kKSkamahX
— Parody Boris Johnson (@BorisJohnson_MP) August 29, 2021
(Kosova Sot Online)